Tashmë èshtë edhe zyrtare, Debatik Curri nuk është trajner i Gjilanit.
Skuadra e Superligës së Kosovës, të dielën ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Currin.
Ndarja mes Gjilanit dhe Currit, që ishte trajner prej sezonit të shkuar, erdhi një ditë pas humbjes befasuese nga Vushtrria 1:0.
“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se ka mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Debatik Curri”, thuhet në njoftim.
Gjilani ka vlerësuar punën e Currit gjatë kësaj periudhe, duke i dëshiruar sujsese në karrierën e tij profesionale.
“Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, mbyllet njoftimi.
Për zhvillimet e mëtejshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, klubi do ta informojë opinionin publik me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.