Sunday, 11. October 2026
Sport

Shqipëria rikonfirmon angazhimin në KFOR, Shefi i Shtabit Arben Kingji takon gjeneralmajor Özkan Ulutaş

GS 11/10/2026 2 Min. Lesezeit

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë kontributin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke mbështetur sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. Ky angazhim u ritheksua gjatë takimit që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Arben Kingji, pati me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i cili ndodhet në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s.

Gjatë takimit zyrtar, u vlerësua lart puna dhe drejtimi i suksesshëm i gjeneralmajor Ulutaş në përmbushjen e detyrave të aleancës euroatlantike në Kosovë. Palët diskutuan mbi zhvillimet e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes në rajon.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shtabi i Përgjithshëm pasqyroi mesazhin e përcjellë nga gjeneralmajor Kingji:

“Kënaqësi të mirëpres në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ku shpreha vlerësimin për drejtimin e tij të suksesshëm në krye të misionit, me rastin e përfundimit të mandatit. Biseduam një sërë çështjesh që lidhen me angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Ritheksova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s.”

  • /rtsh.al/
  • Teilen: