Sunday, 11. October 2026
Sport

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

GS 11/10/2026 1 Min. Lesezeit

Manchester City ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Liverpoolit në Anfield, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Pep Guardiolës shpërtheu në pjesën e dytë, duke shënuar tri herë brenda 13 minutash.

Erling Haaland zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa Jeremy Doku realizoi për 0:2 vetëm tri minuta më vonë, me një goditje të fuqishme pas një kontrolli të shkëlqyer të topit. Rayan Cherki vulosi fitoren në minutën e 78-të, pas asistimit të Josko Gvardiolit.

Liverpooli luajti me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, kur Ryan Gravenberch u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

City dominoi posedimin me 65 për qind dhe krijoi tri raste të mëdha shënimi, ndërsa Liverpooli nuk arriti të konkretizonte mundësitë e tij.

Me këtë fitore, Manchester City merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim, ndërsa Liverpooli pëson një humbje të rëndë para tifozëve të vet.

Teilen: