Ditën e sotme (12 tetor) vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësi të zonës qendrore dhe jug-juglindje.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut. Po ashtu do të ketë presence mjegulle të dendur lokale në zonat luginore në mëngjesin deri në mesditë. Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në vija bregdetare dhe zona luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcave 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Teilen: