Monday, 12. October 2026
Sport

“Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”/ Ibrahimaj prezanton dy nismat për krahasimin e çmimeve dhe uljen e kostos së blerjeve

GS 12/10/2026 4 Min. Lesezeit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi platformën online “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, të cilat synojnë të rrisin transparencën në treg, të nxisin konkurrencën dhe të lehtësojnë shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare.

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” nis me 238 produkte të ndara në 13 kategori, çmimet e të cilave mund të verifikohen në 155 pika shitjeje në të gjithë vendin. Përmes saj, konsumatorët do të kenë mundësi të krahasojnë çmimet dhe të identifikojnë pikat ku mund t’i blejnë produktet me kosto më të ulët.

Gjatë prezantimit, Ibrahimaj tha se nisma vjen pas një analize të ecurisë së çmimeve në vitet e fundit dhe të praktikave të ndjekura nga vende të tjera, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe ndikimin në uljen e çmimeve.

“Prej më shumë se një muaji jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht për një nismë e cila nisi si një nevojë bazuar në dinami9kat e viteve të fundit , në çmimet të cilat kanë pasur një rritje të vazhdueshme pas një analize të bërë kemi çfarë vende të tjera në kushtet të tjera kanë bërë dhe të kenë një influencë pozotive për rritjen e konkurrencës dhe për reduktimin e çmimeve. Nisi nga kjo ide nga një takim që kemi me linjat kryesore të supermarketeve dhe më pas u zhvillu. Sot prezantojmë platformën onlinë ‘pasqyra e çmimeve” e cila do të ndihmojë çdo konsumator që të mund të shoh se ku janë çmimet më të lira dhe ku të shkoj dhe të drejtohet për të marrë ato produkte që merr zakonisht”, u shpreh ministrja.

Gjatë prezantimit, Ibrahimaj tha se nisma vjen pas një analize të ecurisë së çmimeve në vitet e fundit dhe të praktikave të ndjekura nga vende të tjera, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe ndikimin në uljen e çmimeve.

“Janë 238 artikuj të cilët janë të listuar në platformës që sot lancojmë për 13 kategori të ndryshme produktesh ndërkohë që këto çmime janë të verifikueshme në 155 pika shitje në të gjithë territorin e vendit. Mendojmë që kjo është një nismë që do ti shërbejë çdo qytetari i cili nga telefoni nga kolltuku mund të shoh dhe të verifikoj se cilat janë çmimet më të lira”, tha ajo

Paralelisht, qeveria prezantoi edhe nismën “KURSE”, e cila synon të ofrojë produkte me çmime të reduktuara. Sipas të dhënave të bëra publike, nisma përfshin 325 oferta, me një ulje mesatare prej 13,3% dhe reduktime që arrijnë deri në 40%.

Ibrahimaj bëri të ditur se në këtë nismë janë përfshirë rrjete supermarketesh dhe 22 furnitorë, të cilët do të ofrojnë produkte me marzhe minimale fitimi, me synimin për të lehtësuar barrën e shpenzimeve për konsumatorët.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e transparencës dhe të raportimit të çmimeve reale nga tregtarët, duke nënvizuar se nismat synojnë t’u japin qytetarëve më shumë informacion dhe mundësi zgjedhjeje gjatë blerjeve të përditshme.

“Nga sot lancojmë nismën “Kurse” e cila paraqet një numër produktesh që do të jenë me çmim të fiksuar deri në 12 janar të këtij viti. Janë gjithsej 112 produkte që  do të kenë çmimin e fiksuar dhe çmimi nuk do të ndryshoj. Gjithmonë në të gjitha kategoritë e produkteve në pjesë rrjete të supermarketeve dhe 22 furnitor që këto produkte ti shesin me marzh fitimi minimal.

Kjo nismë bëhet me qëllim të transparencës, me qëllim që gjithkush të zgjedh ato që janë të lira por nga ana e tregtarëve ka një detyrim ligjor në të cilën çmimet që janë të raportuara në platformë duhet të jenë çmime reale”, tha Ibrahimaj.

/rtsh.al/

Teilen: