Tuesday, 13. October 2026
Sport

Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, vetëm dëme materiale

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Mësohet se automjeti i përket avokatit Idajet Beqiri.

Dyshohet se në automjet ishte vendosur lëndë eksplozive, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin kur makina ishte e parkuar në ambientet e parkimit të pallateve.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm.

Deri më tani, shkaqet dhe motivet e mundshme të ngjarjes mbeten të paqarta.

/rtsh.al/  

Teilen: