Tuesday, 13. October 2026
Sport

Ministria e Shëndetësisë: Strukturat tona në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmë mjekësore të dëmtuarve gjatë protestës

GS 13/10/2026 3 Min. Lesezeit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se të gjitha strukturat spitalore dhe emergjencat mjekësore kanë qenë  dhe janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur me shpejtësi çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të situatës.

Pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore si pasojë e ekspozimit ndaj gazit.

Pas konsultës me mjekët dhe marrjes së ndihmës së nevojshme, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi i urgjencës.

Ndërkohë, në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim mjekësor dy përfaqësuese të medias, të cilat pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse janë larguar në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën, shoqëruar me këshillat e mjekëve.

Gjithashtu, kujdesin e nevojshëm mjekësor e kanë marrë edhe gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët raportohet se kanë pësuar dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Pasi kanë marrë trajtimin përkatës, efektivët janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë të rastit. Njëri prej tyre është shtruar në spital ku po vijon trajtimin nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

“Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga mjekët”, thuhet në njoftimin e Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

/rtsh.al/

Teilen: