Tuesday, 13. October 2026
Sport

🔥 Kosova humb edhe në Vjenë

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje të thelle nga Austria në Vjenë.

“Dardanet” të martën mbrëma humbën 4:0 nga Austria, në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues për Botërorin 2027.

Ndeshjen e parë të plejofit Kosova e humbën të premten e kaluar në Prishtinë me rezultat 2:1.

Në ndeshjen në Vjenë, Kosova pranoi një gol në pjesën e parë.

Golin e epërsisë e shënoi Marie Hobinger në minutën e shtatë.

Ndërkohë, tri golat tjerë, Austria i shënoi në pjesën e dytë.

Golin për 2:0 e shënoi Sarah Puntigam në minutën e 65-të.

Katër minuta pa përfunduar ndeshja, austriaket shënuan edhe një gol. Për 3:0 shënoi Nicole Ojukëu, ndërsa për 4:0 në minutën e 90-të shënoi Eileen Campbell.

Për Kosovën ishte hera e parë që u paraqit në plejofin për kualifikim në ngjarjen globale të futbollit. Si e para e Grupit C2, Kosova siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe plejofin për Botërorin në Brazil.

Teilen: