Tuesday, 13. October 2026
Futboll

Nga “Kush do të bëhet milioner” në fitoren e parë në grupet e Champions League. Historia e pabesueshme e trajnerit të Sabah

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Sabah Baku, një klub i krijuar vetëm në vitin 2017, ka marrë sot fitoren e parë në pjesëmarrjen e parë në grupet e Champions League, pasi mundi në shtëpi 2-0 Slavia Prague. Një nga meritorët e këtij suksesi për Sabah është padyshim trajneri Valdas Dambrauskas.

Ai mori pjesë në emisionin televiziv “Kush do të bëhet milioner” në vitin 2000. Paratë e fituara nga gara i përdori për të ndjekur kurse trajnimi për futboll në Angli.

Në vitin 2007, ai iu bashkua ekipit anglez të nivelit të nëntë, Kingsbury London Tigers, dhe e udhëhoqi klubin drejt disa prej rezultateve më të mira në historinë e tij. Kjo ishte puna e tij e parë si trajner. Më pas, ai drejtoi disa ekipe, kryesisht në rajonin e Baltikut.

Tani, Valdas Dambrauskas e ka çuar Sabahun në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të UEFA-s për herë të parë në histori. Tashmë, ai ka fituar edhe ndeshjen e parë të ekipit në këtë fazë.

Teilen: