Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Rams Park” në Stamboll. Galatasaray po barazon 1-1 ndaj Barcelonës. Për klubin turk shënoi Alexey Batrakov në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rafa Leao. Në minutën e 34-të, Baris Yilmaz shënon goline dytë për turqit, por anullohet pas rishikimit të pamjeve, për pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, Barcelona barazon shifrat me Joao Cancelo, pas asistit të Dani Olmo.
Surpriza deri tnai vjen nga “Lyse Arena”, Norvegji, aty ku Viking po udhëheq 2-0 ndaj Bayern Munich. Në minutën e 2-të, Gianni Stensness shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe përgjumjes totale të mbrojtjes bavareze dhe portierit Jonas Urbig. Peter Christiansen dyfishoi shifrat në minutën e 38-të.
Në “San Siro”, Inter po barazon 1-1 ndaj Club Brugge. Tresoldi kaloi belgët në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë, Lautaro Martinez barazoi shifrat për zikaltrit.
