Wednesday, 14. October 2026
Sport

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin pas protestës: 21 të lënduar morën ndihmë mjekësore, të gjithë jashtë rrezikut për jetën

GS 13/10/2026 4 Min. Lesezeit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se të gjithë personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Ajo theksoi se strukturat shëndetësore po monitorojnë në vijimësi situatën dhe se shërbimi mjekësor është ofruar pa dallim për të gjithë të lënduarit, duke falënderuar njëkohësisht mjekët, infermierët dhe ekipet e urgjencës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Po ashtu, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë larguar nga spitali.

Ministria thekson se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit.

Situata po monitorohet në vijimësi përmes komunikimit të pandërprerë me institucionet shëndetësore, ndërsa informacioni për numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre do të përditësohet sipas të dhënave të verifikuara.

Në një deklaratë publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, tha se po ndjek nga afër situatën e të lënduarve përmes kontakteve të vazhdueshme me strukturat spitalore.

“Po ndjek në vijimësi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë, përmes komunikimit të vazhdueshëm me strukturat spitalore. Në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore. Në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. Për mua, përparësi mbetet shëndeti dhe siguria e çdo personi të lënduar. Kujdesi mjekësor ofrohet për të gjithë, pa dallim, me profesionalizëm dhe në përputhje me nevojat e secilit. Komunikimi me strukturat shëndetësore vijon pa ndërprerje dhe informacioni do të përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Mirënjohje për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e kujdesit për qytetarët“, u shpreh ministrja.

Ministria e Shëndetësisë falënderoi gjithashtu ekipet e urgjencës, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për angazhimin dhe kujdesin e treguar ndaj personave të lënduar gjatë ngjarjeve të sotme.

 

/rtsh.al/

Teilen: