Barcelona është e pandalshme këtë sezon. Katalanasit kanë fituar 1-4 ndaj Galatasaray, në ndeshjen e dytë në Champions League.
Për klubin turk shënoi Alexey Batrakov në minutën e 28-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rafa Leao. Në minutën e 34-të, Baris Yilmaz shënon goline dytë për turqit, por anullohet pas rishikimit të pamjeve, për pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, Barcelona barazon shifrat me Joao Cancelo, pas asistit të Dani Olmo. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Barcelona e nisi vrullshëm pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të, me Fermin Lopez, i cili shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Lamine Yamal. Në minutën e 53-të, tjetër asist i Lamine Yamal, këtë herë ishte Anthony Gordon që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 65-të, pas një topi të bukur të Lamine Yamal brenda në zonë dhe prekjes së Gabriel Jesus, ishte Karim Adeyemi që shënoi golin e katërt për Barcelonën. Rezultati final 1-4.
Një nga surprizat e mëdha të mbrëmjes së sotme ishte barazimi 3-3 i Bayern në transfertën nordike ndaj Viking. Në minutën e 2-të, Gianni Stensness shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe përgjumjes totale të mbrojtjes bavareze dhe portierit Jonas Urbig. Peter Christiansen dyfishoi shifrat në minutën e 38-të. Reagimi i bavarezëve erdhi që në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Harry Kane ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54-të, ndërsa në minutën e 60-të shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë pas krosimit të Joshua Kimmich.
Në minutën e 71-të, Luis Diaz shënon golin e tretë për Bayern, pas një krosimi në zonë dhe asistit të Konrad Laimer. Në minutën e 73-të, Michael Olise ndëshkohet me karton të kuq. Fillimisht francezi u ndëshkua me të verdhë, por e tepron me gjestin e tij duke goditur me top kundërshtarin, ndaj dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq. Në minutën e 90-të, vendasit barazuan shifrat me Herman Johan Haugen. Rezultati final 3-3.