Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me ndeshjet tjera të xhiros së dytë të fazës së ligës, ku në total do të zhvillohen nëntë përballje.
Edhe sot, në program janë dy superndeshje, që do ta kenë vëmendjen e adhuruesve të futbollit dhe të dyja startojnë nga ora 21:00.
Bëhet fjalë për përballjet Roma – Real Madrid dhe Manchester City – Paris Saint-Germain, ku pritet një lojë e mirë dhe me shumë gola, bazuar në formën aktuale të skuadrave.
Skuadra e Romës do ta kërkojë fitoren e parë në fazën e ligës së Championsit, pasi sezonin e hapi me barazim por nuk do ta ketë vështirë përball Real Madrdit që tashmë ka tri pikë.
Manchester City synon fitoren e dytë rresht në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe atë kundër kampionit në fuqi të Evropës, Parisit që gjithashtu e ka fituar ndeshjen e parë.
Nën hijen e këtyre ndeshjeve, janë edhe përballjet tjera që do të nisin nga ora 21:00, e ku do të takohen: Aston Villa – Fenerbahçe, Bodo/Glimt – Borussia Dortmund, Betis – Porto, Shakhtar – AEK de Slovan – Stuttgart.
Ndërkohë, prej orës 18:45 do të startojnë duelet Feyenoord – Como dhe LASK – Liverpool.