Wednesday, 14. October 2026
Futboll

Mourinho përjashton mundësinë e huazimit në janar dhe “djeg” në stol talentin brazilian: Është më mirë këtu!

GS 14/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Real Madrid, José Mourinho, ka shuar spekulimet rreth një huazimi të mundshëm të Endrick në janar, lojtar që ka zgjuar interesimin e Milan dhe Roma në Serie A.

Në një prononcim për “TNT Sports Brazil”, trajneri portugez e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta lejojë sulmuesin brazilian të largohet.

“Ai pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore që e la jashtë fushave për më shumë se një muaj. Është e vërtetë që nuk i kam dhënë një mundësi reale që kur u rikuperua”, tha Mourinho.

Më tej, portugezi tha: “Ai ishte gati të hynte në lojë kundër Villarreal, por më pas ne shënuam dhe, duke qenë me një lojtar më pak, është krejt normale që trajneri të marrë në konsideratë opsione të tjera”.

“Nuk mendoj se Endrick ka nevojë të huazohet dhe besoj se ai mund të jetë shumë i suksesshëm këtu”, tha Mourinho, duke vulosur fatin e lojtarit që këtë sezon s’ka luajtur aspak.

Teilen: