Tashmë është zyrtare! Dani Carvajal qëndron në Madrid, por do të luajë me skuadrën e Getafe, që ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit 34-vjeçar spanjoll.
Ish-mbrojtësi i Real Madrid, i cili ishte lojtar i lirë që nga data 30 qershor, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Getafe. Finalizimi i marrëveshjes kërkoi negociata të gjata.
Getafe e njoftoi firmosjen me këtë deklaratë: “Getafe CF ka arritur një marrëveshje me Dani Carvajal, duke e lidhur atë me klubin ‘azulon’ deri më 30 qershor 2027”.
Me 51 paraqitje dhe një karrierë të gjatë në nivelet më të larta, Carvajal nis një kapitull të ri në rrugëtimin e tij sportiv në jug të Madridit. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar gjithsej 29 tituj me “los blancos” dhe kombëtaren spanjolle.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll e nis këtë fazë të re me Getafe, duke i sjellë skuadrës përvojë dhe lidership. “Getafe CF i uron mirëseardhjen Dani Carvajal dhe i dëshiron shumë sukses në këtë kapitull të ri”, përfundon deklarata.
