Wednesday, 14. October 2026
Sport

Protesta në Tiranë, Albana Koçiu: Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

GS 14/10/2026 2 Min. Lesezeit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe incidentet e shënuara gjatë protestës së zhvilluar përgjatë bulevardit kryesor dhe përpara godinës së Kryeministrisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, ndërsa ka dënuar dhunën dhe aktet e shkatërrimit që shoqëruan tubimin.

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi”, shkruan Koçiu.

Lidhur me dhunën dhe flakët e vendosur në disa institucione në rrugët e kryeqytetit, Koçiu thekson se këto pamje rikujtojnë se “sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi”, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.  Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe matu ri. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari. Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, thekson më tej Koçiu.

/rtsh.al/

 

Teilen: