Thursday, 15. October 2026
Sport

Ish-trajneri i Ballkanit prezantohet te Partizani

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i Ballkanit, kroati Mislav Karoglan ka marrë drejtimin e Partizanit të Tiranës në Kategorinë Superioretë Shqipërisë.

Karoglan është prezantuar të enjten te Partizani dhe tashmë ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Trajneri 44-vjeçar në fund të muajit gusht u largua nga Ballkani, ekip të cilin e drejtoi prej nëntorit të vitit të shkuar dhe sezonin 2024/25 e mbylli në pozitën e tretë në Superligë me suharekasit.

Karoglan me Partizanin e Tiranës ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe para Ballkanit, si trajner ka punuar edhe në Kroaci e Moldavi.

Ai në krye të ekipit nga Tirana, do të debutojë këtë vikend në udhëtim ndaj Vorës kurse Partizani është i parafundit në tabelë me 4 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura në kampionat.

Teilen: