Thursday, 15. October 2026
Sport

Rikuperohet Raphinha, gati për duelin me Betisin

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka marrë një lajm të mirë sa i përket kapitenit Raphinha, i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.

Braziliani është rikuperuar plotësisht pasi të enjten është stërvitur me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kampionale me Betisin që luhet këtë vikend.

Rikthimi i Raphinhas ka gëzuar trajnerin Hansi Flick, duke pasur parasysh se Barcelona javën e ardhshme ka dy ndeshje të vështira, me Paris Saint-Germainin në Champions dhe Real Madridin në La Liga.

Raphinha është njëri prej lojtarëve kryesor te Barcelona në sezonin aktual pasi ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 3 asistime në 8 paraqitje në të gjitha garat.

Aktualisht, Barcelona prinë në La Liga me 24 pikë pasi ka fituar të gjitha tetë ndeshjet kurse edhe në Champions ka dy fitore në po aq duele të luajtura.

Teilen: