Pavarësisht se PSG ka një skuadër të kompletuar dhe e aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, parizienët kanë filluar që tnai të mendojnë dhe të veprojnë për merkaton e verës së ardhshme.
L’Equipe zbulon se trajneri Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së tij transferimin e Eric Garcia nga Barcelona gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimit në fjalë, klubi parizien është i gatshëm të ofrojë mbi 70 milionë euro për 25-vjeçarin spanjoll, i cili është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2031. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro, por Barcelona e vlerëson shumë më tepër.
Eric Garcia ëhstë një lojtar shumë i rëndësishëm në fakt për skemat e Hansi Flick, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe mbrojtës i djathtë. Madje, ka pasur raste nevoje që ka luajtur edhe në mesfushë.