Luciano Spalletti e krahasoi Francisco Conceicao me Mohamed Salah. Në një intervistë të fundit të dhënë për “Marca”, Conceicao i është përgjigjur krahasimit të bërë nga Spalletti.
“Unë mësoj nga shumë lojtarë dhe Salah është një legjendë e futbollit. Sa më përket mua, jam ende i ri dhe përpiqem të mësoj nga të gjithë, në mënyrë që të vazhdoj të zhvillohem. Ndihem shumë rehat këtu, sepse gëzoj besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës dhe të gjithë njerëzve në klub.
Megjithatë, nuk ndiej të njëjtën kënaqësi, pasi skuadra nuk po arrin fitore, dhe kjo është e vërtetë. Pritshmëritë në këtë klub janë të larta dhe ne duhet t’i përmirësojmë detajet për të arritur objektivat tona”, tha Conceicao.
Një gol dhe një asist ka regjistruar Conceicao për Juventusin këtë sezon.