Thursday, 15. October 2026
Futboll

Egnatia debuton sot në Conference League, zbulohet formacioni i rrogozhinasve ndaj Midtjylland

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia do të zbresë sot në fushë për herë të parë në historinë e saj në Conference League. Rrogozhinasit do të përballen me danezët e Midtjylland në “Elbasan Arena”.

Ndeshja fillimisht ishte programuar për t’u luajtur në “Air Albania”, por u shty drejt Elbasanit për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë, nga ngjarjet e ditëve të fundit.

Trajneri Nevil Dede ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Egnatia XI: Dajsinani; Jaime, Sota, Bitri, Yago; Kryeziu, Aleksi, Loukili; Gruda, Adjessa, Albanese.

Ndeshja do të nisë në orën 18:45. Interesi për këtë takim do të ishte shumë herë më i lartë, por është zbehur disi për shkak të trazirave të shumta që po përjeton vendi jonë ditët e fundit.

Megjithatë, tek Egnatia janë të fokusuar për të debutuar në këtë kompeticion me një rezultat pozitiv.

Teilen: