Friday, 16. October 2026
Sport

Zbulohet një banesë në Tiranë ku magazinoheshin lëndë piroteknike, dyshohet se furnizonin protestuesit. Arrestohet një 24-vjeçar

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku magazinoheshin lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara. Në pranga ka rënë një 24-vjeçar, ndërsa janë sekuestruar 344 kuti me vlerë rreth 40 mijë euro.

Gjatë kontrollit në katin e parë të banesës së të riut, efektivët gjetën dhe sekuestruan 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme, me vlerë të përllogaritur rreth 40 mijë euro.

Sipas policisë, 24-vjeçari dyshohet se i kishte magazinuar këto materiale me qëllim furnizimin e personave të maskuar dhe të përfshirë në akte dhune gjatë protestave të zhvilluara në tri ditët e fundit.

Ndërkohë, kontrollet dhe hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari.

/rtsh.al/

Teilen: