Friday, 16. October 2026
Futboll

Carrick drejt shkarkimit nëse nuk fiton me Leeds, shfaqen 3 kandidatët e parë për stolin

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Mediat britanike kanë konfirmuar se trajneri i Manchester United, Michael Carrick, mund të shkarkohet këtë fundjavë në rast se nuk fiton ndeshjen e radhës, atë ndaj Leeds në Premier League.

Një ultimatum që ka mbërritur pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid të martën në Champions League. Ky rezultat e zgjati serinë e ndeshjeve pa fitore të United në pesë takime në të gjitha kompeticionet.

Carrick do të bëjë çmos për të shmangur rritjen e këtij numri në gjashtë, ndërkohë që flitet se janë të paktën 3 kandidatë “big” për ta zëvendësuar në detyrë. Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann, Antonio Conte dhe Fabian Hurzeler.

Teilen: