Friday, 16. October 2026
Sport

Protesta e studentëve, gjykata lë në burg një protestues, 6 të tjerë në arrest shtëpie

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjykata ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj personave të arrestuar pas protestës studentore të ditës së parë në Tiranë.

Sipas vendimit, një prej protestuesve do të qëndrojë në burg, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Për pjesën tjetër të personave të arrestuar, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Vendimi vjen pas arrestimeve të kryera në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.

/rtsh.al/

Teilen: