Friday, 16. October 2026
Sport

KB Trepça vazhdon me përforcime të huaja

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça ka shtuar edhe një përforcim në radhët e veta pas atij që e bëri ditë më parë.

Reprezentuesi i Xhamajkës, Drew Thelwell është përforcimi më i ri i huaj te Trepça, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

Fundori i gjatë 191 centimetra, pritet ta shtojë edhe më shumë cilësinë dhe konkurrencën te skuadra nga Mitrovica, e cila po paraqitet gjithashtu në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Thelwell veçse ka luajtur në NCAA, ai gjithashtu karrierë ka bërë edhe në Evropë, ku sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit Pau Orthez, të cilin e ndihmoi nga kategoria e dytë të ngjitet në elitë, duke luajtur me një mesatare mbi 10 pikë për ndeshje.

Në sezonin aktual, Thelwell ishte pjesë e skuadrës nga Izraeli, Hapoel Holon dhe regjistroi tri paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Teilen: