Friday, 16. October 2026
Sport

Live/ Dita e 4-të e protestës në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Situata në protestën e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione. Pas grumbullimit nga drejtime të ndryshme pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”. Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë djegur kosha plehrash dhe kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari.

Tubimi ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00. Krahas studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme dhe prindër të nxënësve.

Protesta është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, ku studentët kanë dalë në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre. Në Lezhë, situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i lënduar.

Kjo është dita e katërt e protestës së gjimnazistëve dhe studentëve, të cilët vijojnë mobilizimin në disa qytete të vendit.

/rtsh.al/

Teilen: