Friday, 16. October 2026
Sport

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës në hendboll, Kastrioti, do të përballet këtë fundjavë me skuadrën italiane Raimond Sassari, në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të dy ndeshjet ndërmjet skuadrës ferizajase dhe asaj italiane do të zhvillohen në qytetin e Sassarit, në Itali.

Ndeshja e parë është në program të shtunën, me fillim nga ora 19:15, ndërsa përballja e dytë do të zhvillohet të dielën, në të njëjtin orar.

Skuadra nga Ferizaj ka përvojë të gjatë në garat evropian.

Teilen: