Sunday, 18. October 2026
Sport

Mesazh për drejtësi dhe dialog, Arqipeshkvi i Shkodër- Pultit thirrje për përgjegjësi nga të dy palët

GS 18/10/2026 2 Min. Lesezeit

 

Arqipeshkvi i Shkodër- Pult, imzot Gjovani Peragjine, ka folur për protestat e ditëve të fundit, duke thënë se dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Ai u ka kërkuar atyre të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë.

“Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore që nuk mund të shpërfillet. Kjo nuk e justifikon dhunën e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për t’i hapur rrugën dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë kur besimi të institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik. Është detyra e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që takojnë dhe të veprojnë pa vonesë duke marrë me guxim edhe vendime të vështira nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë”, tha , imzot Gjovani Peragjine.

Në fjalën e tij për Festën e Zojës së Shkodrës, pajtore e qytetit, imzot Peragine ka përcjellë mesazhe për paqe dhe drejtësi sociale, duke u shprehur se qyteti është një e mirë e përbashkët që u përket të gjithëve, nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Më herët, në rrugët e Shkodrës u zhvillua edhe procesioni tradicional me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumë.

Gazetar: Virtyt Omari

/rtsh.al/

Teilen: