Brighton është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Fabian Hurzeler mposhti sot në shtëpi 5-0 Crystal Palace, duke u renditur aktualisht në vendin e dytë me 16 pikë, pesë pikë më pak se kryesuesit e Man. City.
Në pesë golat e shënuar, vlen për t’u përmendur goli i dytë, i shënuar në minutën e 7-të, nga Diego Gomez. Mesfushori paraguajan shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës, me një goditje fluturimthi, duke përfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit të Crystal Palace, Benitez.
Me siguri, kjo kryevepër e Diego Gomez do të jetë nga pretendentërt kryesor për t’u shpallur si goli më i buur i këtij sezoni në Premier League.
Teilen: