Sunday, 18. October 2026
Futboll

Luis Enrique me “dhimbje koke” për përballjen ndaj Barcelonës, PSG njofton zyrtarisht lajmin e keq

GS 18/10/2026 1 Min. Lesezeit

PSG fitoi mbrëmë me përmbysje 1-3 ndaj Strasbourg në Ligue 1, por fundi i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë për parizienët, përveç rezultatit.

Nuno Mendes u largua nga loja në minutën e 86-të për shkak të dhimbjeve në kofshë. Sot, është konfirmuar që portugezi do të mungojë për disa javë, pas dëmtimi është më i rëndë nga sa u mendua fillimisht.

“Pas një dëmtimi në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Strasbourg, Nuno Mendes do të jetë jashtë fushave për javët në vijim”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit parizien.

Mungesa e Nuno Mendes do të jetë një telash më vete për Luis Enrique, sidomos për sfidën e të martës, ndaj Barcelonës në Champions League. Në vend të tij do të luajë Lucas Digne, i cili deri tani nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij.

Teilen: