Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është mbledhur këtë të diel, më 18 tetor, për të vlerësuar dhe caktuar masat e sigurisë ndaj 22 personave të arrestuar gjatë zhvillimeve të fundit të protestave në qytetin bregdetar.
Në përfundim të seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi që katër prej të ndaluarve të lihen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për 18 personat e tjerë të përfshirë në këtë proces, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke lejuar kështu hetimin e tyre në gjendje të lirë.
/rtsh.al/
Teilen: