Juventus po përballet me Lazio-n në “Allianz Stadium”, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favorin e kryeqytetasve.
Fillimisht, Juventus gjen i pari golin në minutën e 24-të me Kolo Muani, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, Lazio në rastin e vetëm të rrezikshëm për të në pjesën e parë, gjen golin golin.
Pas një krosimi të Mattia Zaccagni, ishte Oliver Provstgaard që shënoi me kokë, duke kaluar në avantazh bardhekaltrit. Në minutën e 45-të, Lazio i afrohet golit të dytë, por goditja e Nuno Tavares përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lazio-n.
Teilen: