Monday, 19. October 2026
Futboll

Juventus turpërohet në shtëpi, Lazio me fitore spektakolare në “Allianz Stadium” (video)

GS 18/10/2026 2 Min. Lesezeit

Juventus është mundur 0-3 nga Lazio, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium” dhe që ishte e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Fillimisht, Juventus gjen i pari golin në minutën e 24-të me Kolo Muani, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, Lazio në rastin e vetëm të rrezikshëm për të në pjesën e parë, gjen golin golin.

Pas një krosimi të Mattia Zaccagni, ishte Oliver Provstgaard që shënoi me kokë, duke kaluar në avantazh bardhekaltrit. Në minutën e 45-të, Lazio i afrohet golit të dytë, por goditja e Nuno Tavares përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lazio-n.

Në minutën e 66-të, Gustav Isaksen shënon golin e dytë për Lazio-n, pas asistit të Nuno Tavares. Në minutën e 67-të, futet në lojë Edon Zhegrova te Juventus në vend të Nico Gonzalez, por nuk arrin dot të ndryshojë diçka në rezultatin e ndeshjes. Fisayo Dele-Bashiru vulos fitoren e Lazio-s, 0-3, me golin e tij në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitoreje, Lazio i bashkohet Interit në krye me 19 pikë. Juventus mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: