Real Madrid ka fituar 4-1 ndaj Sevilla, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 9-të në La Liga. Sfida në “Santiago Bernabeu” u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një asisti fantastik të Yan Diomande, ishte Arda Guler që gjeti golin me një goditje të fuqishme me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 37-të, ishte radha e Kylian Mbappe për të shënuar një supergol, pas një asisti nga Jude Bellingham. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për madrilenët.
Në minutën e 63-të, Mbappe pengohet brenda zonës dhe fiton penallti, të cilën e ekzekuton saktësisht vetë. Francezi shënon me “panenka”. Në minutën e 80-të, Manu Bueno shënon golin e nderit për Sevilla-n.
Në minutën e 82-të, Diomande shënon një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Real Madrid fiton 4-1 dhe mban vendin e tretë në renditje me 21 pikë. Sfida e ardhshme do të jetë ajo ndaj Barcelonës në “El Clasico”.