Monday, 19. October 2026
Sport

Muriqi, kandidat për “Këpucën e Artë” në Turqi

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë edhe te Fenerbahçe këtë sezon pas shkëlqimit sezonin e shkuar në La Liga, ku realizoi 23 gola.

Aktualisht, Muriqi është golashënuesi kryesor i Fenerbahçes në Superligën e Turqisë, duke shënuar 7 pas 8 xhirove të zhvilluara kurse ka edhe dy asistime.

Në fakt, Muriqi është ndër kandidatët për ta fituar “Këpucën e Artë” në fund të këtij sezoni në Turqi, si golashënuesi më i mirë.

Ai është në mesin e katër futbollistëve që kanë shënuar nga 7 gola deri më tani, përfshirë këtu Mohamed Salahun, Gift Orbanin dhe Eldor Shomurodovin.

Katër prej shtatë golave, Muriqi i ka shënuar në një ndeshje të vetme, atë kundër Eyupsporit, të cilën Fenerbahçe e fitoi me shifrat 8:0.

Nëse vazhdon me formën aktuale, atëherë padyshim se Muriqi do ta tejkalojë shifrën e golave të shënuar sezonin e shkuar dhe do të jetë kandidat serioz për golashënuesin më të mirë të sezonit në Turqi.

Teilen: