Monday, 19. October 2026
Futboll

Vitinha para Barcelonës: Përballemi me një ekip të madh, jo vetëm me Yamal

GS 19/10/2026 2 Min. Lesezeit

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, foli në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelonës, duke vlerësuar katalanasit dhe yjet e tyre.

Për Lamine Yamal: “Jo, nuk kam frikë nga Yamal. Është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ajo që po bën është e jashtëzakonshme. Është kënaqësi të luash kundër futbollistëve të tillë. Sidoqoftë përballemi me një skuadër të madhe, jo vetëm me Lamine Yamal”.

Për “Topin e Artë”: “Për mua, do të ishte më e drejtë ta fitonte një lojtar i PSG-së që ka triumfuar në Champions. Kane, Mbappé, Yamal dhe Olise kanë bërë sezone të shkëlqyera, por çmimi duhet t’i shkojë një parizieni”.

PSG-Barcelona si finale: “Është shumë herët për ta quajtur finale. Jemi në tetor dhe gjërat ndryshojnë shpejt. Realiteti i tetorit nuk është ai i marsit. PSG-ja dhe Barcelona janë, së bashku me Bayernin, ndër skuadrat më të mira në Europë”.

Për formën e tij, Vitinha tha se po kalon një periudhë të mirë dhe shpreson ta ruajë edhe në këtë sfidë: “Do të jetë interesante të shohim se kush do ta kontrollojë ndeshjen. Të dyja skuadrat duan të ushtrojnë presion të vazhdueshëm. Ajo që di me siguri është se do të përballen dy skuadra të mëdha”.

 

Teilen: