Në prag të ndeshjes PSG-Barcelona në Champions League, Luis Enrique vlerësoi Lamine Yamal, duke theksuar se talenti i ri duhet të ndërtojë identitetin e tij, pa u krahasuar me Lionel Messin, të cilin e drejtoi te Barcelona. “Lamine po bën shumë mirë, sepse dëshiron të jetë Lamine Yamal. Po përmirëson elementet e lojës së tij”, – deklaroi trajneri spanjoll.
Për krahasimin me Messin, ai ishte i prerë: “Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Askush nuk mund të fitojë një krahasim me të. Lamine dëshiron të jetë versioni më i mirë i vetvetes. Është më mirë të mos krahasohesh me të tjerët, kjo është shumë inteligjente”.
Si mund të ndalet Yamal? Luis Enrique e përmblodhi kështu: “Është shumë e thjeshtë, nuk duhet ta lëmë të marrë topin, sepse nëse e merr, bëhet i rrezikshëm. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur është që Barcelona të mos e ketë topin”.
Megjithatë, ai pranoi vështirësinë e këtij objektivi dhe paralajmëroi se rreziku katalanas nuk kufizohet vetëm tek Yamal: “Barcelona ka shumë lojtarë cilësorë, si Raphinha, Pedri, Cubarsí dhe Joan García. Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe ta përballojmë si skuadër”.