Monday, 19. October 2026
Sport

Tubimi i djeshëm në Tiranë/ Arrestohen 68 persona dhe procedohen 22 të tjerë, mes tyre 7 të mitur

GS 19/10/2026 3 Min. Lesezeit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur bilancin e veprimeve hetimore dhe procedurale lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet, ku u shënuan episode dhune dhe përplasje me forcat e rendit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë arrestuar në flagrancë 68 shtetas, midis të cilëve figurojnë edhe 7 të mitur të moshës 15 deri në 17 vjeç. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 22 persona të tjerë.

Personat e ndaluar dhe ata të proceduar dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe ndaj godinave të institucioneve publike e private.

Si pasojë e sulmeve kanë mbetur të lënduar 20 punonjës, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e godinave dhe në sinjalistikën rrugore të zonës.

Ndërkaq, materialet procedurale lidhur me ngjarjen i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndjekjen e mëtejshme të veprave penale.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç.

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

 

Teilen: