Monday, 19. October 2026
Futboll

“Mos e bëj këtë gjë ndaj PSG-së”, Flick paralajmërohet nga drejtuesit e klubit për sfidën e nesërme

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas 11 fitoreve rresht, nëntë në La Liga dhe dy në Champions League, Barcelonën e pret një javë tejet vendimtare. Katalanasit do të përballen nesër në Champions League ndaj PSG-së, ndërsa në fundjavë është “El Clasico” ndaj Real Madridit.

Sipas Cadena SER, bordi i Barcelonës dhe drejtori sportiv i kanë dërguar një mesazh të qartë Flick për sfidën e nesërme. Ndeshja kundër Parisit nuk e lejon stilin sulmues të hapur dhe të shkëmbimit të goditjeve, të cilin Hansi Flick e aplikon ndaj të gjithë kundërshtarëve, pasi kjo do të ishte vetëvrasje përballë skuadrës së Luis Enriques.

Klubi beson se çelësi i suksesit qëndron te durimi dhe zotërimi i topit, si të vetmet pika që mund të ndihmojnë në fitoren e mundshme ndaj PSG-së. Bilanci i përballjeve të fundit mes dy skuadrave është në anën e parizenëve.

Teilen: