Tuesday, 20. October 2026
Sport

PSG-Barcelona derbi i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve

GS 20/10/2026 2 Min. Lesezeit

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku në program janë disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit evropian.

Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës është njëra prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes, ndërsa Liverpooli pret Villarrealin në “Anfield”. Në aksion do të jenë edhe Manchester City, Atletico Madridi, Roma, Napoli dhe Porto, në një mbrëmje me përballje të rëndësishme për vazhdimësinë e ekipeve në garën evropiane.

Dy ndeshjet e para nisin në orën 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera zhvillohen nga ora 21:00.

Programi i plotë i ndeshjeve të sotme:

– 18:45 – Fenerbahçe – Slavia Pragë

– 18:45 – Sabah – Borussia Dortmund

– 21:00 – Paris Saint-Germain – Barcelona

– 21:00 – Liverpool – Villarreal

– 21:00 – Manchester City – AEK Athinë

– 21:00 – Roma – Slovan Bratislava

– 21:00 – Porto – PSV Eindhoven

– 21:00 – Napoli – Bodø/Glimt

– 21:00 – Stuttgart – Atletico Madrid.

Përballja në Paris pritet të jetë ndër më të ndjekurat e mbrëmjes, me PSG-në dhe Barcelonën që përballen në një duel mes dy skuadrave pretendente. Ndërkohë, Liverpooli synon të shfrytëzojë faktorin vendas ndaj Villarrealit, kurse Manchester City kërkon të bëjë detyrën përballë AEK-ut.

Vëmendje të veçantë premton edhe dueli në Gjermani mes Stuttgartit dhe Atletico Madridit, si dhe përballja mes Portos dhe PSV-së, ku të dyja skuadrat synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë fazë të garës.

Teilen: