Tuesday, 20. October 2026
Futboll

Alonso: I kënaqur që më në fund nuk pësuam gol, por duhet të vijnë edhe shumë të tjera fitore si kjo

GS 20/10/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, teksa ka nisur nga puna për të përgatitur ndeshjen e radhës në Premier League (atë ndaj Tottenham), u shpreh i kënaqur që më në fund skuadra e tij fitoi një ndeshje pa pësuar gol (2-0 ndaj Everton).

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen. Kishim nevojë për një fitore të tillë në transfertë, ku kemi luajtur në mënyrë shumë profesionale dhe serioze, duke u dukur të qëndrueshëm”, tha trajneri spanjoll.

“Sigurisht që pati momente kur u desh të mbroheshim, por në përgjithësi skuadra u duk e pjekur. Lojtarët e dinin se çfarë duhej të bënin në çdo moment dhe ishin të vetëdijshëm se do t’u vinte rasti i duhur”, shtoi Alonso.

Më tej, ai tha: “U treguam të zotë me topin, krijuam raste dhe nuk lejuam shumë hapësira për kundërshtarin. Të fitosh në transfertë është gjithmonë e vështirë dhe më në fund arritëm ta mbanim portën të paprekur”.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte vetëm një ndeshje. Nëse mbetet vetëm një ndeshje pa pësuar gol, atëherë do të jetë shumë pak. Na duhen shumë të tjera. Kjo e para për këtë sezon të jep një ndjesi të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, të punojmë dhe të mbetemi seriozë”, tha Alonso.

Teilen: