Tuesday, 20. October 2026
Sport

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme zgjat hetimet deri në janar të vitit 2027

GS 20/10/2026 2 Min. Lesezeit

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit këtë të martë në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E shoqëruar edhe nga avokati i saj mbrojtës, Balluku u njoftua nga prourroia e posaçme për zgjatjen e afatit të hetimeve deri në janar të vitit 2027.

“Jemi në fazë hetimesh akoma, do ketë dhe një zgjatje hetimesh?

Ish-zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po hetohet për disa vepra penale, mes të cilave shkelja e barazisë në tendera, lidhur me disa procedura prokurimi publik.

Në fokus të hetimeve janë ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës, si dhe procedura të tjera tenderuese, në të paktën tetë raste të hetuara.

Ndaj Ballukut rëndojnë gjithashtu dyshime për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, lidhur me pretendimet për shkelje dhe favorizime në procedurat e tenderimit në këmbim të përfitimeve të paligjshme, përfshirë edhe periudhën kur ajo drejtonte kompaninë “Albcontrol”.

Një tjetër akuzë që lidhet me çështjen është ajo e pastrimit të produkteve të veprës penale, e njohur ndryshe si pastrim parash.

Zgjatja e afatit të hetimeve i jep SPAK-ut më shumë kohë për të vijuar veprimet hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e çështjes.

Të martën kishte një numër të madh efektivësh të Policisë së Shtetit që ishin dislokuar pranë prokurorisë së posaçme.

 

/rtsh.al/ 

 

Teilen: