Mesfushori francez Youssouf Fofana, aktualisht i huazuar te Sevilla deri në fund të sezonit, foli për gazetën “El País” mbi largimin nga Milani gjatë verës.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk pata kohë të mendoja, por kishte diçka të rëndësishme; Sevilla më dëshironte vërtet. Nuk doja të vazhdoja të prisja te Milani, sepse e dija që nuk do të luaja. Shkoj atje ku më duan dhe ku kanë besim tek unë”, – deklaroi francezi.
Fofana foli edhe për mënyrën se si u realizua ndarja me kuqezinjtë, që për momentin është vetëm një lamtumirë e përkohshme: “Kishte mënyra të tjera për ta menaxhuar situatën, por ata zgjodhën mënyrën e tyre dhe nuk kam mëri. Sot jemi të gjithë të kënaqur. Unë jam te Sevilla, ndërsa ata kanë skuadrën që dëshironin”.