Tuesday, 20. October 2026
Sport

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të vazhdojë me xhiron e saj të rregullt, e cila do të zhvillohet në mesjavë.

Në fakt, të mërkurën do të zhvillohet xhiro e 11-të, ka njoftuar FFK kurse të gjitha nëntë ndeshjet do të startojnë nga ora 14:00.

Pas dhjetë xhirove të para, gara për kreun e tabelës po bëhet gjithnjë e më shumë interesante, me Prishtinën e Re që është lidere dhe Lirinë që renditet në pozitën e dytë.

Megjithatë, derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret skuadrën e Dinamos.

Të dy skuadrat synojnë të rikthehen te fitorja, pasi Trepça ’89 xhiron e shkuar barazoi me Mitrovicën kurse Dinamo pësoi thellë nga Ferizaj.

Ndeshje tjetër interesante, do të jetë edhe ajo ndërmjet Suharekës dhe Rilindjes 1974, ndërsa përballjet tjera, janë: Besa – Tefik Çanga, Liria – Kika, Ferizaj – Trepça, Vjosa – Mitrovica, Vëllaznimi – 2 Korriku dhe Istogu – Ramiz Sadiku.

Teilen: