Tuesday, 20. October 2026
Futboll

Chivu: Ndryshime? E kisha fjalën për veten. Për të fituar, nuk duhet ta humbasim nga sytë lojën

GS 20/10/2026 2 Min. Lesezeit

Interi duhet të fitojë ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League, ndërsa Cristian Chivu kërkon të lërë pas kritikat pas 4 humbjeve radhazi në Champions dhe 7 disfatave në 8 ndeshjet e fundit europiane.

Në kampionat, skuadra e tij po ecën me ritëm të lartë, por në Europë situata është krejt ndryshe. Pas humbjeve ndaj Real Madridit dhe Brugge, trajneri zikaltër synon tri pikët e para, për t’iu afruar objektivit minimal të kualifikimit në fazën “play-off”.

“Dua që lojtarët e mi të kënaqen edhe në vështirësi. Duhet të kuptojnë rëndësinë e ndeshjeve dhe të marrin përgjegjësi pa humbur nga sytë lojën. Kështu është më e lehtë të fitosh”, – deklaroi Chivu.

I pyetur për mundësinë e ndryshimeve strukturore, ai sqaroi: “Kur fola pas ndeshjes me Brugge, e kisha fjalën për veten time, për mënyrën si i qasem grupit dhe si mund t’ua shpjegoj më mirë disa gjëra. Jam i shqetësuar, por për gjetjen e çelësit të duhur. Pikërisht këtë kisha parasysh”.

Për sfidën me Shakhtarin, trajneri paralajmëroi: “Si në çdo ndeshje të Champions-it, kundërshtarët tanë nuk kanë asgjë për të humbur dhe kanë ambicie. Duhet të kemi qëndrimin e duhur për ta fituar ndeshjen”.

Teilen: