Tuesday, 20. October 2026
Sport

Nelson Hysa: Koha ime po vjen, dua ta sjell titullin e botës në Shqipëri

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka bërë një deklaratë motivuese në prag të meçit të tij të radhës, duke shprehur ambicien për të shkruar historinë e boksit shqiptar.

Hysa ka bërë të ditur se më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të ngjitet në ring për të përfaqësuar vendin dhe popullin e tij.

“Koha ime po vjen! Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të ngjitem në ring për vendin dhe popullin tim. Ëndrra ime është ta sjell titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në vendin tim dhe ta shkruaj emrin tim në histori”, ka shkruar Hysa.

Me këtë mesazh, boksieri shqiptar ka shprehur vendosmërinë për të arritur majat e boksit botëror dhe për t’i dhuruar një tjetër moment krenarie Shqipërisë.

Meçi do të zhvillohet në Merkur Spiel-Arena, në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërsa transmetimi do të bëhet nga DAZN.

Teilen: