Pavarësisht përforcimeve të vazhdueshme që ka bërë në dy vitet e fundit, sërish Real Madrid nuk po gjen qetësi përsa i përket repartit të mbrojtjes, i cili edhe këtë sezon po shfaq mangësi të shumta.
Në këtë situatë, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë të ndërhyjnë në merkato dhe sipas asaj që zbulon Caught Offside, objektivi kryesor i “Los Blancos” për verën e ardhshme do të jetë Riccardo Calafiori.
Italiani i Arsenal, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, edhe mbrojtës i majtë, është në momentin e tij më të mirë në karrierë dhe interesi për të nga klubet e tjera është shumë i madh.
24-vjeçari shihet si profili ideal për të forcuar mbrojtjen, por Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij. Ai është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2029. Kosto minimale për transferimin e tij llogaritet të jetë 100 milionë euro.