Tuesday, 20. October 2026
Futboll

🔥 Turqia zyrtarizon trajnerin e ri, një emër surprizë do të zëvendësojë Montella-n

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas largimit të Vincenzo Montella për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, Turqia ka zyrtarizuar pasditen e sotme trajnerin e ri.

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka zyrtarizuar Sergen Yalcin si trajnerin e ri të kombëtares së tyre. 53-vjeçari mund të konsiderohet si një zgjidhje surprizë, duke qenë se nuk është se ka pasur ndonjë karrierë të jashtëzakonshme si trajner. Aventura e fundit te Besiktas, ku nuk është se qëndroi shumë gjatë, nuk ishte aspak pozitive.

Te Besiktas do mbahet mend më shumë për përplasjet e vazhdueshme me Ernest Muçin, dhe ishte pikërisht ai njeriu qe vendosi për largimin e sulmuesit kuqezi.

Teilen: