Cristiano Ronaldo ka gabuar pak më parë nga pika e bardhë e penalltisë, në sfidën mes Al-Nassr dhe Neom SC, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Profesioniste në Arabinë Saudite.
Në fund të pjesës së parë, vendasit patën shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. SHIKOVIDEON
Kjo është penalltia e 37-të që Cristiano Ronaldo ka humbur në karrierën e tij. Al-Nassr i duhet me patjetër fitorja sot, për të mos humbur terren nga Al-Qadisah dhe Al-Nassr, që mbajnë dy vendet e para në renditje.
Teilen: