Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në sfidën kryesore të mbrëmjes në “Parc des Princes”, PSG po fiton 1-0 ndaj Barcelonës, pas golit shumë të bukur të Desire Doue, jashtë zonës së rreptësisë, në minutën e 38-të.
Liverpool po barazon në “Anfield” 2-2 ndaj Villarreal. Në golin e parë të shënuar nga Georges Mikautadze, ishte dhuratë nga gafa e Virgil van Dijk. Sergi Cardona dyfishoi shifrat për spanjollët në minutën e 28-të. Alexis Mac Allister riktheu në lojë Liverpool-in me golin e tij me kokë në minutën e 38-të, pas krosimit nga goditja e këndit. Ronald Araujo barazoi shifrat 2-2 në shtesën e pjesës së parë, duke shënuar me kokë pas krosimit të Rio Ngumoha.
Manchester City është duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj AEK, me golat e Elliot Anderson dhe Phil Foden. Me të njëjtin rezultat, Roma po fiton në “Olimpico” ndaj Slovan Bratislava.
Në sfidat e tjera, Napoli po udhëheq 2-1 ndaj Bodo/Glimt, Sttugart 1-0 ndaj Atletico Madridit. Mungon ende goli në “Dragao”, aty ku Porto po barazon pa gola ndaj PSV.